Duhen 13-20 vite për të ekzekutuar një dënim me vdekje në Amerikë
Ligjvënësit e Florida-s kanë miratuar javën e kaluar legjislacionin që do të lejojë dënimin me vdekje për personat e dënuar për abuzim seksual të fëmijëve.
Propozimi dypartiak, i cili u miratua me 34 vota pro dhe 5 kundër do të lejojë gjithashtu juritë të japin dënime me vdekje me vota prej të paktën 8-4, pasi më parë kërkonin unanimitet.
Policja shqiptare në Florida Erida Caudill tha në emisionin GoodMorning Albanians se dënimet me vdekje në SHBA bëhen me injeksion ose me karrige elektrike. Ajo tregoi se koha mesatare kur një njëri i dënuar me vdekje shkon drejt ekzekutimit është 13-14 vjet.
“Nëse dikush është i dënuar me vdekje, ekzekutimi bëhet me injeksion ose karrige elektrike, mesatarja sa një njëri qëndron nga kryerja e krimit deri në momentin e ekzekutimit mund të kalojnë 13-14 vjet, por mund të zgjasë edhe më shumë deri në 20 vjet, varet sa e komplikuar është çështja. Varet nga personi, nëse ai ka ende të drejtën e apelit, mund të kenë të drejtën e 5 apeleve”, tregoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut