Porositë e Alibeajt për fushatën: Duhet ta përçojmë fjalën derë më derë
Edhe nga Finiqi, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka vijuar sulmet dhe akuzat për Berishën dhe Metën. Duke i bërë bashkë me kryeministrin Rama, Alibeaj tha se janë këta tre që komandojnë dhe ndërrojnë vendet me njëri-tjetrin në 30 vite.
“Dhe jo vetëm kaq, por se drejtuesit e vjetër, treshja drejtuese e shtetit shqiptar në 33 vite, se tre veta kanë qenë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, datojnë që nga viti 1990. Sali Berisha dhe Ilir Meta hynë në politikë në 90-ën dhe janë ende në politikë. Por unë nuk di lider në Europë sot që të jenë ende”, tha Alibeaj.
Në takimin me strukturat e PD në Konispol, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në Finiq, Leonidha Papa Alibeaj dha edhe disa instruksione për modelin e fushatës që do ndiqet.
“Ndaj, do doja përsëri t’ju falenderoja të gjithëve ju për organizimin, edhe për mënyrën se si po punoni derë më derë. Fjala e mirë duhet përçuar derë më derë. Unë e di që ka vështirësi të mëdha, nuk bëhet një fushatë me financa të mëdha, një fushatë për kamera, jo jo. Njerëzve sot u duhet folur me zë të ulët, sepse vetëm zëri i ulët shkon dhe depërton në veshin e njerëzve dhe fillojnë të mendojnë”, theksoi Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Turi i jugut ishte më i suksesshmi që kam pasur ndonjëherë
- Rama thumbon kandidatin e Durrësit: Djalë i mirë, por nuk kam motër për të martuar
- Berisha nga Përmeti: Rama sheh tek unë tmerrin e vërtetë, e pret fati i McGonigal
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë