“Qytetar model, ka ndihmuar shumë njerëz”, ish-deputeti: Nikulaj e njihnin të gjithë
Ish-deputeti Eduard Ndocaj tregoi në një intervistë për Euronews Albania se e njihte nga afër biznesmenin Ardian Nikulaj të vrarë disa ditë më parë në Shëngjin.
Ndocaj tha se Nikulaj ishte një qytetar dhe politikan model që kishte ndihmuar me dhjetëra qytetarë në Lezhë dhe që njihej nga të gjithë.
“Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nikulaj. E kam njohur nga afër z. Nikulaj se ka qenë një personazh shumë i rëndësishëm për qytetin, një qytetar që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë qytet, ka qenë një qytetar model i politikës duke ndihmuar shumë njerëz”, tha Ndocaj.
Vrasja e Nikulajt sipas tij tregon se Shqipërua është mbërthyet nga një kriminalitet i madh i ngjashëm me Kolumbinë e Essocarit, për shkak të keqqeverisjes.
“Sigurinë duhet ta sillte Rama në 2013 por ai e ka thënë me zë e figurë hëngshin kokët e tyre. Por nga kjo luftë bandash po e pësojnë edhe njerëz të thjeshtë”, tha Ndocaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh