Paralajmëron Nisma Thurje: Do çojmë në SPAK këdo vjedh votat tona
Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani tha në “Now me Erla Mëhillin” se taktika që po përdor Rama gjatë kësaj fushate është një lloj profetësie vetpërmbushëse.
Shabani u shpreh se ata persona që duan të votojnë forcat e reja, sipas Ramës as nuk duhet të dalin nga shtëpia, pasi me logjikën e tij, ata nuk do të fitojnë dhe vota për ta nuk ka kuptim.
“Ne kemi marrë pjesë në disa zgjedhje. Në 2021-shin ishin vota për parlamentin ku lufta ishte shumë më e fortë sepse bëhej fjalë për pushtetin politik, pra kush do bëhej kryeministër. Pavarësisht kësaj ne kemi marrë me shumë seriozitet çdo votues në Nismës Thurje dhe kemi qëndruar aty deri në momentin e fundit. Ka pasur shumë pak raste të manipulimit të votës gjatë procesit të numërimit. I kemi çuar në SPAK, ato janë hetuar, është zgjidhur ajo punë.
I gjithë procesi është i monitoruar. Praktikisht, sot problemi nuk është te numërimi, është te blerja e votës. Çdo votues i Nismës Thurje do të numërohet, për këtë të jeni të sigurt,” – u shpreh Shabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni