Topollaji: Ku bashkohen Rama, Basha dhe Veliaj në Bashkinë e Tiranës

25 Prill 2023 | 22:56

Fabian Topallaj përfaqësues i partisë “Bindja Demokratike” tregoi në “Now me Erla Mëhillin” se ka një pikë ku bashkohen Rama, Basha dhe Veliaj.

Sipas tij, të tre në kohën që kanë pasur postin e kryetarit të bashkisë kanë shfrytëzuar maksimalisht benefitet që iu ka dhënë posti, gjë që Veliaj vazhdon e bën duke qenë se është ende në krye të Bashkisë Tiranë.

“Unë mendoj që kryetari i Bashkisë është njeri i mbushur me kompetenca, aq më tepër në Tiranë, i mbushur me pushtete dhe ne kemi të gjithë herët e fundit, të gjithë kryetarët e bashkive, pavarësisht se nuk kanë qenë të të njëjtës forcë politike, pavarësisht se kanë pasur edhe këshilla bashkiakë pluralë përsëri e kanë shfrytëzuar postin e kryetarit të bashkisë për të përmbushur qëllime politike,” – u shpreh Topallaj.

Sipas tij territori i bashkisë është përdorur për të dhënë leje korruptive e për të forcuar veten në aspektin ekonomik që më pas këtë ekonomi ta kthejnë në pushtet politik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026