Panairi i Punësimit 2023, 1200 vende të lira pune me të ardhura mesatare mbi 1 mln

26 Prill 2023 | 16:11

Në Pallatin e Kongreseve, po mbahet dita e dyta e Panairit të Punësimit. 35 biznese, midis tyre 15 të huaja, pritën të rinj të interesuar në vende të ndryshme pune.

“Janë 1200 vende të lira pune me një pagë mesatare rreth 1 milion e 100 mijë lekë. Deri sot ka mbi 5000 mijë vizitorë. është prezantuar dhe portali i punësimit, ku janë të shpalluar mbi 3500 vende të lira pune, janë për të gjitha llojet e profesioneve nga ato më elementaret e deri tek ato më të kualifikuara, që kërkojnë aftësi të larta”,-tha Klevis Hysa, drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Punësimit

Në faqen e Agjensisë Kombëtarë të Punësimit, çdokush mund të futet dhe të kërkojnë punë në mbasë të aftësive që ka.

“Çdo i ri mund të aplikojnë në mënyrë të pavarur digjitalisht dhe mund të shkoj direkt në kontakt me ta, është shumë i thjeshtë për tu përdorur, mjafton që të shkohet në linkun www.puna.gov.al të përdoreT shërbimi i punësimi, të kërkohet vendi i lirë i punës dhe çdo aftësi që ai ka”,-tha Klevis Hysa, Drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Punësimit.

Ky panair është organizuar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Qëllimi i tij është njohja dhe afrimi i punëdhënesit me punëmarrësin, duke ofruar mundësi punësimi, që përfshin të gjitha profesionet, nga ato më elementarët e deri tek më të kërkuarat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026