Qafoku: Shqiptarët masakrohen nga Europa, janë mallkim dhe viktima të saj
Një skandal është shënuar në ndeshjen e dy ditëve më parë në kampionatin holandez mes skuadrave të Twentes dhe Sparta Rotterdamit ku është shpalosur një flamur i hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin serb.
Gazetari Roland Qafoku tha në emisionin GoodMorning Albanians se qëndrimi i Evropës ndaj shqiptarëve ka qenë gjithmonë diskriminues dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria është shteti i vetëm në Ballkan që kufizohet vetëm nga tokat e veta.
Sipas Qafokut, Shqipëria është viktima e madhe e gjithë historisë së Evropës.
“Shqipëria është viktima e madhe e gjithë historisë së Evropës, kufijtë për Ballkanin janë mallkim por më së shumti për shqiptarët. Jemi shteti i fundit në Ballkan që fituam pavarësinë, ne zgjimin kombëtar e kemi pasur shumë të vonë dhe kjo lidhet me varfërinë. Dhe këtë na shfrytëzuan fqinjët duke na marrë territoret. Jemi i vetmi shtet në Evropë që në të gjitha anët kufizohemi me tokat tona që na i kanë marrë fqinjët”, tha Qafoku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta