Dua Lipa koncert në Serbi?! Gazetarët sqarojnë sa gjasa ka që të ndodhë…

27 Prill 2023 | 10:04

Një skandal është shënuar në ndeshjen e dy ditëve më parë në kampionatin holandez mes skuadrave të Twentes dhe Sparta Rotterdamit ku është shpalosur një flamur i hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin serb.

Gazetari Vullnet Krasniqi tha në emisionin Good Morning Albanians se serbët kanë tentuar ta fusin këtë flamur edhe në koncerte të këngëtares Dua Lipa por nuk janë lejuar.

Ai u shpreh se Dua Lipa nuk ka mbajtur kurrë një koncert në Beograd, por tregoi se gjatë qëndrimit të tij 6 mujor në kryeqytetin e Serbisë ka parë se në çdo bar dhe kafene dëgjoheshin vetëm këngët e Dua Lipës.

Madje, sipas tij në Beograd pretendohet se Dua Lipa është serbe.

“Dua Lipa nuk ka bërë asnjëherë koncert në Beograd, edhe pse unë kam jetuar 6 muaj në Beograd dhe këngët që kam dëgjuar më shumë nëpër kafene kanë qenë të Dua Lipës, domatet kanë qenë të Lezhës. Ata po t’i pyesësh, Dua Lipa është e Serbisë, ka emisione të tëra televizive ku flitet për origjinën serbe të Dua Lipës dhe Rita Orës. Niveli i gënjeshtrave dhe propagandës që në Serbi thuhen është shokuese”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024