Rregullat e patentave hyjnë në fuqi: Rinovim çdo 15 vjet, kartoni ndërrohet 4 herë

Rritja e çmimit të patentës
27 Prill 2023 | 14:03

Leja e drejtimit të makinës do të jetë e vlefshme për 15 vjet, nga 10 që ishte deri më sot.

Afatet e reja kanë hyrë në fuqi tashmë dhe do të përfitojnë 80 mijë drejtues mjetesh që do ta rinvojnë, dhe gjithë të tjerët që do të marrin patentën për herë të parë.

Në njoftimin që ka bërë DPSHTRR, shkruhet se ky standard ndiqet edhe në Bashkimin Europian sot, dukë bërë që qytetarët shqiptarë të rinovojnë patentën e tyre 4 deri në 5 herë.

Parlamenti miratoi në muajin mars me 102 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, ndryshime që prekën vec të tjerave edhe kartonat e lejeteve të drjetimit.

Vlefshmëria çdo 15 vite do të jetë për patentat e kategorive A dhe B, çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç!

Deri tani, kufizimet e afatit kanë qenë pasi mbushje 50 vjeç, por me ndryshimet e reja këto kufizime nisin në moshën 70-vjeçare.

Një tjetër ndryshim që u miratua është zgjatja në 70 vjeç, nga deri 65 që është, e të drejtës për Leje Drejtimi profesionale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026