“Shqipëria e paragjykuar nga BE”, presidenti i Kroacisë: Ka shumicë myslimane
I vetmi fakt që ka zvarritur rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, është paragjykimi si një shtet me shumicë myslimane. Kjo është analiza e Presidentit të Kroacisë Zoran Milanovic kur flitet për qasjen europiane ndaj vendit tonë.
Gjatë një konference të përbashkët me presidentin Bajram Begaj, pas pritjes zyrtare në Kroaci, Milanovic tha se procedurat as nuk do të kishin avancuar nëse nuk do të ishte ndjerë rreziku prej agresionit rus në Ukrainë.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëhen sa më parë pjesë e BE, pasi supozoj që i vetmi arsye për këtë janë paragjykimet ndaj Ballkanit dhe myslimanëve. Shqipëria në shumicë është një vend i banuar me qytetarë të besimit mysliman dhe jo vetëm. Kjo si duket në Evropën perëndimore është bërë një problem, ky është fakt. S’ka patur asnjë sfidë apo arsye politike të sigurisë, apo ekonomike që Shqipëria të ishte pothuajse në fund të negociatave të anëtarësimit,”- tha Zoran Milanoviç, Presidenti i Kroacisë
Ndërsa presidenti Bajram Begaj vuri theksin tek rëndësia që ka për rajonin anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Kemi nevojën e një koordinimi midis mes nesh, që edhe Kosova të bëhet sa më parë pjesë e kësaj Aleance. Se zbatimi pa rezerva dhe i shpejtë i dakordësisë së rënë në Ohër për planin evropian, do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve dhe më pas një marrëveshjeje përfundimtare, të detyrueshme ligjërisht e të njohur ndërkombëtarisht, me në qendër njohjen e ndërsjellë midis dy vendeve,”-tha Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë
Kosova ishte edhe në vëmendjen e presidentit kroat i cili ishte jo pak kritik ndaj qëndrimit të Serbisë, për të cilën tha po qëndron mbi politika jo realiste.
“Nuk duhet vlerësuar çfarë është në interesin e Serbisë por realiteti është që Kosova është vend i Europës dhe Serbia gjendet në një pozitë politike skizofrenike. Në një anë kanë fantazi për raportet me Rusinë. Raportet duhet të drejtohen në rrugën e duhur jo drejt greminës, por që do ta bëjë edhe Serbinë më mirë. E di çfarë është interesi ynë e i Shqipërisë, normalizimi i marrëdhënieve. Kosova është në rrugë të mirë,”- Zoran Milanoviç, Presidenti i Kroacisë
Begaj dhe zoranovic deklaruan se do të punojnë për të patur infrastrukturë më të mirë mes dy vendeve, si ndërlidhjet mes porteve, rrugëve tokësore apo edhe linjave ajërore direkte mes dy vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut