Interi, finalistja e parë, zikaltrit mposhtën Juventusin
Goli i Di Marko ka mjaftuar që Interi të mbërrijë në fazën finale të kupës së Italisë. Zikaltrit mposhtën me rezultatin 1-0 Juventusin në Meaca, ndërsa tashmë synojnë të fitojnë për herë të 9 trofeun. Skuadra e Simone Inzagit po zhvillon një sezon të mirë, ku krahas kupës po lufton dhe në Ligën e Kampionëve, aty ku do të përballet në gjysmëfinale me Milanin.
Mbrëmjen e së mërkurës përballja ishte deri diku e barabartë me pak raste shënimi, por që zikaltrit rezultuan më të suksesshëm në manovrat e tyre sulmuese. Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 15’, aty ku mbrojtësi Di Marko përfitoi nga vendosja jo e mirë e mbrojtjes kundërshtare, mori një pasim të bukur dhe mposhti portierin Perin.
Tentativat e bardhezinjve nuk vlejtën për të ndryshuar fatin e përballjes, duke vulosur rezultatin 1-0, ndërsa përballja e parë në Torino u mbyll në shifrat 1-1. Kjo është hera e 15 që Interi mbërrin në finale të kupës.
Mbrëmjen e së mërkurës zbulohet dhe skuadra e dytë finalist, njëra mes Fiorentinës dhe Kremonezes. Në Artemio Franki, skuadra violë ka avantazhin e përballjes së parë, të luajtur në transfertë ku triumfoi me rezultatin 0-2. Mungersat e Bonaventurës dhe Sirigu nuk pritet të sjellin problem për Fiorentinën, ndërsa në anën tjetër miqtë kërkojnë kualifikimin për në stacionin e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West