Chollet bisedon me Vuçiçin, më 2 maj pret “takim konstruktiv”

27 Prill 2023 | 20:25

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se shpreson që do të ketë takim konstruktiv mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë më 2 maj në Bruksel.

“Bisedë thelbësore, pozitive me presidentin Aleksandër Vuçiç. Ramë dakord për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit SHBA – Serbi dhe fokus të përbashkët për progresin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin”, shkroi Chollet në Twitter.

Kjo deklaratë e Chollet të enjten, më 27 prill, vjen në kohën kur Këshilli e Sigurimit të OKB-së bën thirrje që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Më 2 maj, në Bruksel, Serbia dhe Kosova pritet të vazhdojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, të cilat po i zhvillojnë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026