Çmimet e larta në tregje, gazetari nga Shkodra: Ka më shumë tregtarë se blerës
Emisioni “Good Morning Albanians”, ishte sot në disa qytete të vendit për t parë më nga afër se sa janë rritur çmimet në tregjet e fruta-perimeve.
Korrespondenti Teodor Gjergo tha për Euroenës Albania se në tregun e Zdrales, në Shkodër çmimet nuk kanë pasur një rritje në mënyrë të ekzagjeruar dhe se të vetmet produkte me çmime disi më të larta janë ato që vijnë nga jashtë.
Megjithatë ai shtoi se ajo që të bie në sy është se në treg ka më shumë tregtarë se sa blerës.
“Ndodhem në tregun e Zdrales, ndoshta i vetmi treg që plotëson të gjitha standardet në qytetin e Shkodrës. Duhet thënë se ndonëse ora është 9:00 dhe supozohej se duhet të kishte një numër të konsiderueshëm blerësish pranë këtij tregu, nuk ka shumë blerës më shumë ka tregtar se blerës. Ndërsa sa i takon çmimeve, nuk ka pasur çmime të rritura në mënyrë të ekzagjeruar.
Të vetmet produkte që kanë një çmim të rritur janë ato që vijnë nga jashtë. Bëhet fjalë për specin e kuq që vijon të tregtohet me rreth 350 lekë kilogramin ndërsa speci vendas që sapo ka dalë në treg varion nga 100 deri në 150 lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
- 18:07 Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë
- 17:54 Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
- 17:45 Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur
- 17:43 Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike