Korça popullohet për festa, sa po respektohen masat anti-COVID?
Pavarësisht situatës së pandemisë dhe rasteve të shtuara në juglindje, Korça në fundjavë është mbipopulluar nga turistët, kryesisht ata vendas.
Operatorët turistike shprehen të kënaqur me fluksin ndërkohë nga ana tjetër janë duke respektuar në mënyrë rigoroze masat parandaluese anti-COVID. Po ashtu edhe fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës kanë pasur vizita të konsiderueshme nga turistët.
Xhensil Shkëmbi, korrespondenti i Euronews Albania në Korçë tregoi se nga komunikimet edhe me operatorët turistik, rreth 90% e hoteleri-turizmit është e zënë.
“Është një turizëm ndryshe këtë fundjavë. Normalisht në një fundjavë në Korçë një turist vjen të shtunën dhe largohet të dielën pasdite ndërkohë që kësaj here është ndryshe për shkak edhe të festave të nëntorit,” – tha gazetari Shkëmbi.
Ai shtoi gjithashtu se masat anti-COVID po respektohen në mënyrë rigoroze. Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës është detyruar të shtojë numrin e patrullave që monitorojnë respektimin e protokollit të sigurisë për pandeminë.
Dardha, Voskopoja, Boboshtica, natyra dhe ushqimet tradicionale janë referencat kryesore kur bëhet fjalë për turizmin në Korçë edhe pse ende nuk ka reshje dëbore.
Ndërkaq Xhensil Shkëmbi përmendi edhe një mori atraksionesh turistike si pazari i Korçës, parku “Rinia” apo muzeu “Gjon Mili”, që ju ftojnë t’i shijoni sa herë të keni nevojë të shkëputeni nga jeta e shpejtë e kryeqytetit.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.