6 të shoqëruar për vrasjen e kenianes, telefoni i saj u hetua në laborator

29 Prill 2023 | 15:29

Mëngjesin e kësaj të shtune me vendim gjykate është ushtruar kontroll në 4 banesa, ndërsa janë marrë në pyetje 6 persona për vdekjen e kenianes, Joy Aoko.

Shoferi i kazinosë Rodi Barçi është mes të shoqëruarve, si një nga personat që kalonte më shumë kohë me 22-vjeçaren, ndërsa në pyetje është marrë dhe i vëllai.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi raportoi se telefoni i kenianes ka qëndruar disa kohë në laborator për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq, janë pyetur dhe shoqet e saj, por dëshmitë kontradiktore nuk kanë dhënë një version të qartë.

Policia ka arritur të sigurojë edhe disa bashkëbisedime që ka pasur 22-vjeçarja me shoferin e kazinosë.

Ende nuk ka një urdhër arresti për personat e shoqëruar.

Joy Aoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022.

Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026