“Mos votoni si tifoz”, Rama në Malësinë e Madhe: Më 14 Maj, punësoni më të mirët
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel në Malësinë e madhe për të prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste Tonin Marinaj. Ai tha ndër të tjera se dikur, kur pushtetin e kishte Partia Demokratike në Malësinë e Madhe nuk kishte rrugë, e as ndriçim, ndërsa tani ka ndryshuar.
Kryeministri premtoi se së shpejti nëse do zgjidhen sërish në krye të malësisë së madhe, do të filloj edhe dhënia e titujve të pronësisë për të gjithë ata që kanë dakordësi për pronën. Më tej ai shtoi se nuk ka arsye që Malësia e Madhe të ndryshojë drejtim pasi sipas tij, para se ata të merrnin pushtetin kazanët e mbeturinave nuk dukeshin nga plehrat, ndërsa tani kjo gjë ndodh vetëm në Shkodër.
“Në Malësi të Madhe nuk kishte rrugë për të ardhur, nuk dihej në ishe në fshat apo në qytet. Ne kemi bërë një ligj të veçantë, un bashkë me Paulinin. Ne do japim gjithë titujt e pronësisë të gjithë atyre komuniteteve që nga 91 nuk kanë pranuar ligjin e ndarjeve të pronave, por kanë dakordësi për pronën.
Kjo do dojë, kohë, nuk është e lehtë sepse në zyrat tona ka plot xhakadur. Por edhe me ta do ndahemi, siç po i merrni të gjitha dokumentet në e-Albania. Duhet edhe vetëm pak durim. Për ç’arsye duhet që Malësia e Madhe të ndërroj drejtim? Nuk më durojnë dot mua, le të më pushkatojnë me telekomandë.
Vota nuk është tifozllik, por është të marrësh në punë atë që do të shërbejë për katër vite. Mua këtu më kujtohet kazani që s’dukej nga plehrat. Atë kazan tani e gjen vetëm në Shkodër, nuk e gjen në asnjë bashki tjetër. Po a ia vlen të mbash kazanin vetëm sepse ti je tifoz?”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta