A duhet ta pimë ujin që na vjen në rubinet? Veliaj: Përgjegjësi e qytetarëve!
Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha në një intervistë në emisionin Review në Euronews Albania se cilësia e ujit që shkon në rubinetet e qytetarëve është përgjegjësi e administratorëve të pallateve.
Veliaj u shpreh se sot janë 3 mijë nga 5 mijë administratorë pallatesh që duhen dhe ndër këta ka njerëz të përgjegjshëm, që i ndërrojnë filtrat e depozitave dhe njerëz të papërgjegjshëm që nuk e kryejnë detyrën.
“Kjo varet shumë nga lagjja dhe administratori që ka atë depozitë. Në disa pallate kjo punë bëhet shumë mirë, në disa pallate të tjera një administratori është komplet neglizhent dhe nuk i ndërron filtrat. Bashkia e Tiranës ka një kontratë ta sjellë deri tek dera e pallatit, nga ai moment është përgjegjësi e administratorit. Sot në 3 mijë nga 5 mijë pallate kemi administrator, tani sfida është të bëhen të gjithë të përgjegjshëm. Kjo ndodhe në çdo vend të botës”, tha Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh