Ku derdhen ujërat e zeza të Tiranës? Veliaj: Do e zgjidhim, shkuam në Japoni…

30 Prill 2023 | 21:19

Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha në një intervistë në emisionin Review në Euronews Albania projekti i unifikimit të ujërave të zeza, që njihet si granti japonez është në Arbitrazh për shkak të keqpërdorimit të qeverisë Meta-Berisha.

Veliaj u shpreh se aktualisht projekti është i ngrirë dhe nuk mund të ndërhyhet për të, por shtoi se qeveria dhe ai vetë kanë biseduar me homologët japonezë që ta zgjidhur këtë çështje sapo të mbyllet gjyqi.

“Sot kemi një projekt në Kashar për të cilën qeveria e Berishës dhe Metës mori një kredi dhe bëri 30 për qind punë, që është granti japonez për të cilën u arrestuan shumë zyrtarë të LSI. Kjo çështje është në gjyq, ka një masë bllokimi, s’e prek dot. Ky projekt është i ngrirë, është në Arbitrazh. Opsionet e tjera derisa të jetë një vendim s’mund ta prekësh dhe ndërkohë kam qenë unë dhe kryeministri në Japoni dhe kemi negociuar një mundësi që pas vendimit të gjykatës me qeverinë japoneze t’i bëjmë një shtesë grantit për ta përfunduar këtë projekt. Është në fazën përfundimtare gjyqi dhe me bisedimet me punë javësh do kemi një përgjigje”, tha Veliaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026