Cila lojë do të luhet në Bruksel? BE afër Kurtit apo Vuçiç…

1 Maj 2023 | 10:46

Ditën e nesërme do të mbahet në Bruksel takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano pohoi se në këtë përballje të re mes dy liderëve, në rend ditë do të jenë dy çështjet kryesore të ngritura nga palët: miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe paraqitja e draftit të parë të statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në lidhje me këtë gazetari Lirim Mehmetaj theksoi se ky statut duhet të shkonte fillimisht në Gjykatën Kushtetuese e të vlerësohej nëse e kalon testin apo jo.Në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se marrëveshja që u zhvillua në Ohër më 18 mars do të duhet të garantonte që dy shtetet të bëjnë të pamundur që të gjejnë trupat që mungojnë që prej luftës në Kosovë.

“Kjo marrëveshje do të duhej t’u mundësonte të dy shteteve që të kenë qasje në çfarëdolloj informacioni. Kjo marrëveshje do të duhet të garantonte që shtetet si Kosova dhe Serbia të bëjnë të pamundurën që të gjejnë ata trupa që mungojnë. Marrëveshja e vitit 2013 e ka një plan të zbatimit dhe plani i zbatimit, flet për këtë grupin që do të hartojë draftin. Këta janë një grup politik të zgjedhur nga politikanë serb të Kosovës, të cilët kanë të drejtën të angazhojnë ekspertët që ata duan. Supozohet që ky statut të shkonte  në Gjykatën Kushtetuese, e të vlerësohej nëse e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese apo jo. Fakti që patën dërguar vetë marrëveshjen për ndryshim kushtetues në vitin 2015, e jo statutin e ka komplikuar pak situatën”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026