Luftimet në Sudan, paqja ka pak shanse të arrihet, 500 civilë të vrarë

1 Maj 2023 | 14:53

Palët e përfshira në luftë në Sudan janë të hapura për negociata dhe kanë pranuar se konflikti që ka shpërthyer dy javë më parë nuk mund të vazhdojë më.

Kështu ka deklaruar një zyrtar i OKB-së për agjencinë e lajmeve “Reuters”, i cili ka folur për një fije shprese edhe pse luftimet vazhdojnë.

Volker Perthes, përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në Sudan, tha se palët kanë emëruar përfaqësues për bisedimet, që mund të mbahen në Xhedah të Arabisë Saudite, ose në Xhuba të Sudanit Jugor.

Megjithatë, ai ka vënë në dyshim mundësinë që vetë liderët e fraksioneve luftarake të ulen me njëri-tjetrin.

Për bisedimet nuk është caktuar një datë dhe perspektiva që liderët e dy palëve të negociojnë në mënyrë direkte duket e zbehtë.

Të premten, kreu i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al Burhan deklaroi në një intervistë se nuk do të ulej në tryezë me liderin rebel të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, gjeneralin Mohamed Hamdan Dagalo.

Ky i fundit, nga ana e tij ka deklaruar se do të ulet në dialog vetëm pasi ushtria e rregullt t’i ketë dhënë fund akteve armiqësore.

Rreth 500 persona janë vrarë që prej 15 prillit, kur beteja e gjatë për pushtet mes ushtrisë dhe paraushtarakëve shpërtheu në një konflikt të armatosur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026