Punëtorët e krahut në Durrës, çdo ditë në pritje që dikush t’u ofrojë punë

1 Maj 2023 | 16:02

Lopata, kazma dhe matrapikë. Këto janë mjetet e punës për dhjetëra punëtorë krahu në qytetin e Durrësit.

Çdo ditë zgjohen herët në mëngjes dhe presin buzë-rrugës për të gjetur punë.

Këta kryefamiljarë në Durrës presin që dikush të vijë t’i kërkojë për të kryer ndonjë punë në ndërtim.

Ata janë punëtorë të lirë, që të ardhurat jo gjithmonë i kanë të sigurta.

“Zakonisht dalim në 7:30. Kur e kemi punën e prenotuar, i marrim veglat e punës, kurse kur s’është e prenotuar varet çfarë pune del”, thotë një punëtor.

“Punojmë një ditë marrim 20-30 mijë lekë e rrimë 3 ditë dhe kështu vazhdon pastaj puna”, tregon një tjetër.

Mbi 30 vite në ndërtim, ata shohin çdo vit rënien e thellë të punës së tyre.

Dëshira për të gjetur një punë të qëndrueshme nuk mungon, por për ta, me kompanitë e ndërtimit shumë gjëra nuk funksionojnë siç duhet.

“Është ajo që nuk kënaqesh me pagesën, se gjithmonë sipërmarrësi shikon anën e tij jo të punëtorit. Ose kërkon që një proces pune ta bëjë sa më shpejt. Ndikojnë shumë gjëra, jemi në kapitalizëm”, shprehet një punëtor.

Në kushtet e mungesës së një kontrate a pune të qëndrueshme, ata nuk paguajnë prej vitesh siguracione, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen dhe pensionet e tyre.

Ndërtimi është një ndër punët, që në tregun vendas pas tërmetit të 26 nëntorit pati kërkesën më të lartë për punëtorë, por dukshëm kjo nuk i ka ndihmuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026