Bejko takim me gratë e vajzat: Rimbursojmë 100% kredi strehimi për disa kategori

1 Maj 2023 | 20:09

Gratë dhe vajzat e Tiranës kanë qenë në fokusin e kandidatit të Partisë Demokratike, Roland Bejko këtë fillim jave.

Bejko premtoi më shumë mbështetje për nënat kryefamiljare dhe çiftet e reja, të cilave do ju mundësojë rimbursim 100 % për kreditë për strehim.

“Do të japim kredi 100 % do tua rimbursojë kredinë bashkia për strehimin. Do të jenë në listën prioritare për të marrë apartament, banesë e cila është absolutisht jetike, sepse ne do t’iu marrim firmave të ndërtimit bashkia dhe sot e ka me ligj që duhet t’iu marrë 3% për strehimin, ndërkohë bashkia e merr në para të gjithë, nuk e merr në objekt. Ne do ta marrim një pjesë në para, një pjesë në objekt”, tha Bejko.

Bejko kishte edhe një thirrje për demokratët dhe koalicionin Berisha-Meta.

“Ky është momenti që ne t’ju themi demokratëve të gënjyer nga Sali Berisha dhe Ilir Meta mos i ndiqni më nga mbrapa. I braktisni ata sepse Sali Berisha është duke nënshkruar testamentin politik që atë pjesë që i ka shkuar me vete, t’ia lërë familjes Meta”, u shpreh Bejko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026