Berisha: Po lexojmë elektoratin e Ramës me një teknologji, 80% e grave kishin neveri
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në “Now me Erla Mëhillin” se ka një formë se si mund të lexohet elektorati i Ramës.
Sipas tij, kryeministri ka negativitet të tmerrshëm dhe mendon se duke folur marrëzira mund të fitojë vota, ndërkohë që në fakt ka një metodë që zbulon se personat që marrin pjesë në takimet elektorale të Ramës janë të neveritur nga fjalët e tij.
“Nëse e vë re ka një neveri popullore masive. Merr ti botën digjitale, Erion Veliaj dhe Edi Rama prodhojnë një negativitet të paimagjinueshëm tek njerëzit. Ne kemi bërë dy herë face reding, leximin e fytyrave në takimet e tij me gratë. 80% e grave në takimin e Elbasanit, i kam këtu rezultatet, kishin sentimente jashtëzakonisht negative ndaj fjalës së tij, po kaq në Shkodër,” – u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri garantoi se kjo metodë është shumë funksionale, sidomos te gratë sepse ato kanë ekspresivitet më të madh.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut