Del nga rruga makina në Pukë dhe bie në lumë, 3 të plagosur

4 Maj 2023 | 21:50

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pukë-Fierzë mbrëmjen e së enjtes.

Automjeti që drejtohej nga shtetasi R.I,  ka dalë nga rruga duke rënë në lumin e Arrëzit.

Si pasojë janë lënduar  jashtë rrezikut për jetën,  drejtuesi i automjetit shtetasi  R. I., 73 vjeç,  shtetasi A. D., dhe shtetasja L. D, pasagjerë në automjet të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pukës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave  të aksidentit, bën me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026