Masakra me 8 të vrarë në Serbi, Vuçiç kërkon vendosjen e dënimit me vdekje

5 Maj 2023 | 16:05

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se të shtënat në Mlladenovac, ku u vranë 8 persona dhe u plagosën 14 të tjerë, janë sulm ndaj mbarë vendit.

Mediat serbe bëjnë të ditur se Vuçiç, gjatë takimit me kryeministren dhe kabinetin qeveritar ka kërkuar  që të rikthehej dënimi me vdekje, por kryeministrja dhe qeveria e refuzuan duke thënë se me këtë vendim Serbia do të jetë i vetmi vend në Evropë, pas Bjellorusisë që e aplikon një dënim të tillë.

Përveç dënimit me vdekje, Presidenti ndër të tjera kërkoi edhe masa të reja: 1200 policë të rinj do të caktohen në shkolla; siguri më e madhe në shkolla; konfiskimi i armëve; gjoba të mëdha; masa drakoniane.

Vuçiç tha se këto ngjarje që kanë ndodhur janë më të mëdhatë për Serbinë, edhe pse nuk është një vend i madh as nga pikëpamja territoriale dhe as numerikisht dhe se do të duhet të marrin masa që do të japin rezultat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026