U përjashtua nga volejbolli, trajneri që dhunoi lojtaren: Ma kërkoi volejbollistja
Trajneri i Skënderbeut U18, Romeo Xeka, u përjashtua përjetë nga sporti pasi goditi me shuplakë dy lojtare të skuadrës së tij.
Në një intervistë për Euroneës Albania, Xeka ka shpjeguar se si ishte situata, ndërsa tha se vendimi i Federatës ishte i nxituar.
Më tej ai kërkoi falje për mënyrën se si është përcjellë lajmi.
“Nga gjithë loja janë kapur disa sekonda. Lojtarja ka kërkuar, duke më thënë, profesor nuk po ndjehem mirë emocionalisht, mund të më japësh një shpullë, kush është në botën e sportit e kupton. Unë i dhashë vetëm një goditje. Kjo u transformua në mënyrat më të ndryshme. Vendimi që ka ardhur nga Federata është shumë i rëndë, është një vendim shumë i nxituar. Mendoj se duhet të rishikohet si vendim. Është një vendim i bazuar vetëm në 3-5 sekonda. Është shumë e pakuptimtë. Unë sërish kërkoj falje për mënyrën se si është përcjellë. Shpresojmë që të jemi të qetë drejt finales. Unë do jem një spektator i thjeshtë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje