Si vendos elektorati shqiptar? Sociologia: Të rinjtë votojnë figurat inovatore

6 Maj 2023 | 16:17

Sociologia Eris Dhamo tha se të rinjtë nuk shpenzojnë shumë kohë për të lexuar programet elektorale.

E ftuar në Euronews Albania ajo tha se të rinjtë janë më inovatorë, sipas saj ata nuk shpenzojnë kohë për të lexuar programet e partive dhe edhe pse sondazhi thotë ndryshe, ajo tha se dyshon që të rinjtë të kenë lexuar këto programe. Sipas saj të rinjtë votojnë figurat më inovatore dhe përkrahin ndryshimet

“Nëse më duhet të ndaj sipas grupmoshave nga 18 deri në 80 të cilin ju e keni identifikuar, në moshë të re, po i referohem moshës 18, të rinjtë e kësaj moshe janë më inovator. Nuk ndalojnë të lexojnë programe, nuk ndalojnë të analizojnë personalitete, janë shumë pak të ndjeshëm ndaj programeve.

Janë shumë pak të ndjeshëm ndaj rritjes apo uljes së taksave, sepse edhe nëse janë në marrëdhënie pune, nuk marrin të ardhura të mjaftueshme që rritja apo ulja e taksave t’i ndikojë.

Ata votojnë çdolloj figure inovatore dhe janë përkrahësit e parë të ndryshimeve, kështu që nuk besoj se ndikohen shumë, megjithëse ne them se ndikon programi, dyshoj se të rinjtë i njohin programet e partive”,-tha sociologia Dhamo.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian

Fundimi dhe Valbona, çifti nga Shijaku që prej shumë vitesh kujdesen për trëndafilat dhe i shesin ato në të gjithë Shqiperinë, tregojnë për hapat e...
18:32 | 23/12/2023

A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit

Ish-kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi konspiracion idenë se ai në pozicionin e kryetarit, ai ishte...
15:55 | 24/05/2023

Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen

Në vazhdim të devocionit që Ati i Shenjtë Papa Françesku ka për Martirizimin e kombit tonë, këto ditë Ati i Shenjtë i dhuroi Shqipërisë, përmendoren...
16:32 | 13/05/2023