EMRI| Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë, humb jetën e moshuara

7 Maj 2023 | 08:10

Një 84-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e së dielës për shkak të shpërthimit të një bobole gazi që kishte në banesë.

Ngjarja ndodhi në rrugën 11 janari në një banesë ku jetonin shtetasit Mustafa Kosova, 86 vjeç dhe  Alie Kosova, 84 vjeçe (bashkëshortë). Nga shpërthimi i një bombol gazi një pjesë e banesës është rrëzuar.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e 86-vjeçarit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Vijon puna për nxjerrjen e trupit të shtetases Alie Kosova që ka mbetur në gërmadha. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026