E sulmuan pas daljes krah Veliajt, Ilnisa Agolli rrëfen përjetimin

7 Maj 2023 | 22:03

Gazetarja e Euronews Albania, Ilnisa Agolli ishte gjatë xhirimeve të emisionit të saj kur u shfaq krah Erion Veliajt në Kavajë, i cili kishte shkuar për fushatë, dhe më pas u sulmua ashpër nga komentuesit.

Ajo tregoi për “Review” se kontakti i parë që ka në fillim të çdo emisioni është me kryetarët e bashkive sepse është një procedurë gazetarësh, kërkesa e mbështetjes nga institucionet.

“Nuk mundet ta filloj ndryshe një emision përveçse nga këtej. Më kanë bërë përshtypje komentet. Është trishtim i madh, për të ardhur keq,” – u shpreh Agolli ndërsa Jonida Shehu lexonte komentet e njerëzve që gjykonin shoqërimin e gazetares me kryebashkiakun Veliaj në prag të zgjedhjeve të 14 majit.

Sidoqoftë, gazetarja tha se nuk e priste këtë lloj reagimi, aq më tepër kur gjithnjë ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njerëzit në mediat sociale e në jetën e përditshme gjithashtu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026