Makina përplas këmbësoren, plagoset 55-vjeçarja në Shkodër

8 Maj 2023 | 11:15

Një aksident është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në Shkodër, ku një makinë ka përplasur një këmbësore.

Policia bën me dije se në sheshin “Demokracia”, shtetasi A. R., 65 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen N. Gj., 55 vjeçe (këmbësore), e cila po merr aktualisht ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Shkodër.

65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026