Osimhen thyen rekordin, bëhet afrikani me më shumë gola në Serie A

8 Maj 2023 | 09:30

Viktor Osimhen kryeson listën e golashënuesve të këtij sezoni në Serinë A italiane, ku ka shënuar 23 herë dhe asistuar në 4 raste për shokët e skuadrës. Në përballjen me Fiorentinën, napoletanët tashmë të shpallur kampionë fituan minimalisht. Osimhen shpërdoroi një 11 metërsh në minutën e 48’, ndërsa korrigjoi gabimin e tij minutat në vijim, aty ku një tjetër penallti u shndërrua në gol prej tij.

Që prej kalimit tek Napoli, sulmuesi nga Nigeria regjistron 47 gola të shënuar dhe bëhet shënuesi më i mirë afrikan në kampionatin Italian. Osimhen ka lënë pas fituesin e Topit të Artë George Ëeah, liberianin i cili shënoi 46 gola me fanellën e Milanit në periudhën 95-2000. Një qëndrim afatgjatë në Ital ii nigerianit mund të thellojë edhe më tej diferencën e golave, ndërsa ka disa oferta në drejtim të tij nga klube të mëdha evropiane.

Në kampionatin Italian mbeten edhe 4 ndeshje deri në përfundim, ku aktualisht është konfirmuar vetëm skuadra kampione, Napoli e cila ka siguruar dhe pjesëmarrjen në Evropë, disa skuadra luftojnë për një biletë në Champions.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026