Keni hundë të madhe?! Ja kush e ka fajin për këtë…
Hunda e madhe, jo estetike apo shumë e gjatë…mund të jetë shqetësuese për shumë njerëz. Por më në fund një zbulim ka treguar se kë duhet të “fajësojmë” për këtë tipar.
Shkencëtarët kanë zbuluar se ADN-ja e Neandertalit ndihmon në përcaktimin e formës së hundës. Më konkretisht u zbulua se një gjen i veçantë, i cili çon në një hundë më të gjatë, mund të ketë qenë produkt i përzgjedhjes natyrore pasi njerëzit e lashtë u përshtatën me klimat më të ftohta pasi u larguan nga Afrika.
Dr Kaustubh Adhikari, i cili drejtoi studimin, tha se disa ADN të trashëguara nga Neandertalët ndikojnë në formën e fytyrave tona.
Studiuesit përdorën të dhëna nga më shumë se 6,000 njerëz në të gjithë Amerikën Latine, me prejardhje të përzier evropiane, amerikane dhe afrikane. Informacioni gjenetik nga njerëzit u krahasua me fotografitë e fytyrave të tyre.
Për të parë se si tipare të ndryshme të fytyrës ishin të lidhura me praninë e shënuesve të ndryshëm gjenetikë, studiuesit panë në mënyrë specifike distancat midis pikave në fytyrat e tyre, të tilla si maja e hundës ose skaji i buzëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme