Shtohen të huajt që duan të marrin patentën në Shqipëri! Gonxhja tregon arsyet

10 Maj 2023 | 08:59

Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor kanë firmosur marrëveshjen për futjen e sigurisë rrugore si kurrikul në arsimin parauniversitar.

Këto dy institucione do të punojnë së bashku për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së re të edukimit për sigurinë rrugore.

Blendi Gonxhja, drejtor i DPSHTRR tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se numri i të huajve që kërkojnë të marrin një patentë shqiptare ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit.

“Kush vjen në Shqipëri, që do të rrijë këtu konverton patentën. Ne jemi më shumë zemërgjerë në numrin e shteteve që konvertojmë. Kemi të rregulluar testin tonë edhe në gjuhë të huaj për ta bërë më të lehtë. Do të duhet të rregullojmë edhe këto zonat gri, kudo ku ka korrupsion, subjektivitet, duam ta zgjidhim. Do ketë edhe pyetje me zë, për ata që e kanë të vështirë të flasin në gjuhë letrare se flasin në dialekt”, tha Gonxhja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024