Gonxhja: Ka qytetarë pa arsim 8-vjeçar që nuk dihet se si e marrin patentën
Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor kanë firmosur marrëveshjen për futjen e sigurisë rrugore si kurrikul në arsimin parauniversitar.
Këto dy institucione do të punojnë së bashku për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së re të edukimit për sigurinë rrugore.
Blendi Gonxhja, drejtor i DPSHTRR, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, është shprehur se ka persona që nuk kanë mbaruar 8 vjeçaren dhe nuk dihet se si e marrin patentën.
Më tej ai theksoi se me hyrjen e kësaj lënde në shkolla do të luftojnë dhe korrupsionin që bëhet në shkolla.
“Ne kemi një defeçit që vjen nga vite përpara, kemi analfabetizëm, kemi probleme me marrjen e 8 vjeçares së shkollës së mesme më përpara. Nuk është çështja se si e merr patentën, këtu është çështja se si e merr 8 vjeçaren në shumë raste. Kjo ndërhyrje që në gjenezë do të krijoj një brumë krejt tjetër. Kjo do të jetë dhe një anti-korrupsion”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:53 Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh
- 09:40 Shtetet e Gjirit po mbajnë barrën e hakmarrjes së Iranit, pse nuk kundërpërgjigjen?
- 09:37 Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll
- 09:30 A rrezikon kryeministri izraelit të arrestohet në SHBA? Përgjigjet Trump
- 09:25 Sulm me dron në verilindje të Ukrainës, përfshihet nga flakët një qendër tregtare
- 09:12 U përfshinë në një rrjet trafikimi të 34 foshnjave, 19 të dënuar në Indonezi