Hapet çerdhja në Astir, Veliaj: Zgjidhëm problemin për 170 familje të zonës

10 Maj 2023 | 16:21

Hapet çerdhja e parë në zonën e Astirit. Me një kapacitet për 170 fëmijë, ajo iu vjen në ndihmë prindërve duke ofruar një  shërbim me standarde të njëjta si të gjitha institucionet e tjera të arsimit parashkollor të ndërtuara në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se çerdhja i jep zgjidhje problematikës së trashëguar.

“Detyra jonë është të shohim përpara dhe të gjejmë zgjidhje. Zgjidhja që kemi gjetur është duke thyer një tabu sepse sot hapim çerdhen më të madhe në Tiranë, për të cilën kemi marrë një hapësirë me qira, në pamundësi të gjendjes së një terreni në zonën e ‘Astirit’.

Por, nga një zgjidhje e përkohshme, mund të kthehet në një zgjidhje standard për ato zona ku kemi vështirësi për gjetjen e një terreni; pra, në ish-komunat e administruara keq vetëm për të bërë pallate, por jo për të lënë terren për ndërtesa publike,”- tha Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj premtoi se mandati i ardhshëm do të jetë mandati i zonave të tilla, si Astiri, ku do i jepet fund çdo problematike me kopshtet e çerdhet, por dhe do të ndërtohen 5 shkolla të reja.

Mandati që vjen do të jetë mandati i zonave si Astiri, ku duam të shkojmë deri në cepin fundor. Do fillojmë me më të vegjlit, nga çerdhja, te kopshti, te shkolla. Kemi 5 terrene për shkolla, ku pritet të nisë puna së shpejti, tani që edhe çmimet janë stabilizuar pas inflacionit të luftës.

Me zgjidhjen që i dhamë zhbllokimit të autostradës me aksin e rrugës “Migjeni”, tani me të gjitha degëzimet e rrugëve, deri sa të shkojmë në cepin më fundor të “Astirit”, për të shkuar te asfalti, kanalizimet dhe urbanizimin, besoj që fillimi i institucioneve arsimore e vulos këtë si një zonë me perspective.

Investimi që do të pasojë çerdhet, kopshtet, shkollat dhe pastaj zona e lirë ekonomike, që do t’i shërbejë kryesisht “Astirit”, edhe “Kombinatit”, do të jetë vërtetë një lajm i jashtëzakonshëm për komunitetit,”- tha Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Çerdhja e re, sipas Veliajt bën që banorët e Astirit të marrin të njëjtin shërbim si në çdo cep të Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 12-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Për të 12-ën ditë me radhë, duke filluar prej orës 18:00, qytetarët u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të protestuar kundër...
22:59 | 11/06/2026

Meksika fiton ndeshjen e parë të botërorit ndaj Afrikës së Jugut

Meksika e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të Futbollit, duke mposhtur Afrikën e Jugut me rezultatin 2-0 në ndeshjen hapëse. Ndeshja e parë u...
22:58 | 11/06/2026

Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, u shpreh se çështja e statusit “non grata” të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk përbën një lajm...
22:05 | 11/06/2026