Rruga po asfaltohej natën, kandidati i “Bashkë fitojmë” në Berat bllokon punimet

11 Maj 2023 | 13:22

Rreth orëve të vona të mbrëmjes së djeshme një incident ka ndodhur në Berat.

Protagonistë kanë qenë kandidati për kryebashkiak i koalicioni Bashkë fitojmë, Zija Ismaili, si dhe dy deputetë të Partisë Demokratike, Tomor Alizoti dhe Kasëm Mahmutaj.

Banorët e fshatit Velabisht, pasi kanë evidentuar një mjet që po hidhte shtresën e bitumit për të përgatitur terrenin për hedhje asfalti, kanë lajmëruar kandidatin e Berishës për kryetar bashkie dhe stafin e tij. Në momentin qe kandidati dhe simpatizantët kanë mbërritur në Velabisht, kanë bërë bllokimin e mjetit që po hidhte e shtresën e bitumit ndërsa kanë lajmëruar dhe organet kompetente.

Ndërkaq, Ismaili ka vënë në dukje faktin se në aksin ku po punohej nuk ka pasur asnjë tabelë informuese për punimet.

Ai ka ndarë një njoftim për ngjarjen, ku ka sqaruar se është dashur edhe ndërhyrja e policisë. Nga ana e Bashkisë së Beratit mëngjesin e sotëm është shpërndarë për mediat një deklaratë ku theksohet se  Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka marrë përsipër investimin e këtij segmenti rrugor, ndërsa bën me dije që aktualisht janë 4 projekte që po implementohen, dhe një ndër to është edhe rruga Velabisht-Veterrik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026