Si i trajtojnë bankat kreditë/ Bizneseve u refuzohet kërkesa, stimulohen individët
Bizneset kanë rritur kërkesat për të marrë kredi bankare, ndërsa individët po kërkojnë gjithnjë e më pak. Por, nga ana tjetër bankat po zgjedhin të miratojnë më shumë kredi për qytetarët dhe po refuzojnë ato për bizneset.
Kërkesat e bizneseve për të marrë kredi janë rritur në tremujorin e parë të vitit. Në dyert e bankave, janë paraqitur kryesisht sipërmarrje që kanë kërkuar para për të financuar investimet e tyre.
Nga ana tjetër, në të njëjtën periudhë, individët shfaqën interes më të ulët për kredi, interes i cili ka nisur të bjerë nga fillimi i vitit 2022, si për konsum ashtu edhe për blerje banesash dhe shkak për këtë janë bërë normat e larta të interesit.
Por si i janë përgjigjur bankat kërkesave për kredi. Të dhënat që ka mbledhur Banka Qendrore, tregojnë se refuzimet kanë qenë më të vogla se muajt paraardhës dhe shtrëngimi është bërë për bizneset.
Kujdesi i shtuar i bankave në kreditimin e këtij segmenti, është diktuar kryesisht nga rreziku i perceptuar për aftësinë paguese të kredimarrësve, si dhe nga pasiguritë mbi perspektivën ekonomike, në prani të kostove të larta të prodhimit dhe furnizimit me lëndë të parë.
Ndryshe nga bizneset, bankat aplikuan politika më favorizuese kreditimi për individët, duke lehtësuar si standardet, ashtu edhe kushtet e termat e kreditimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë