“Bëjnë kritika në hava”, Rama: Tirana sot, fuqia më e madhe tërheqëse e turizmit
Kryeministri Rama tha në mbylljen e fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë, se kryeqyteti nuk është më i njëjti që ka udhëhequr ai vetë, pasi zhvillimi ka qenë i madh e tashmë Tirana është fuqia më e madhe tërheqëse e turistëve.
Gjithashtu ai tha se fuqia më e madhe tërheqëse e turistëve janë apartamentet prej të cilëve qytetarët po fitojnë shumë të ardhura. Ai tha se këto apartamente që lihen me qira, nuk janë ende pjesë e ekonomisë së formalizuar dhe nuk do fiskalizohen edhe për disa kohë.
“Tirana nuk ka qenë asnjëherë një destinacion turistik. Nuk ka qenë asnjëherë vendi që gjeje në revista si destinacion turistik, sot Tirana është fuqia më e madhe tërheqëse e turistëve. Kjo do të thotë më shumë ekonomi, më shumë të ardhura.
Numri i hoteleve që janë ndërtuar dhe do ndërtohen është mbresëlënës, por ka një element shumë të rëndësishëm, që shumëkush që “bën kritika në Hava” nuk do ta shikojë. Fuqia më e madhe tërheqëse e turistëve në Tiranë , nuk janë hotelet, por apartamentet që janë me mijëra dhe sot shërbejnë për të mirëpritur turistë.
Familjet që i kanë ato apartamente fitojnë të ardhura që kurrë nuk do i kishin imagjinuar nga apartamentet e tyre. Kjo shifër nuk është ende pjesë e ekonomisë së formalizuar, sepse do duhej të fusnim shumë familje të Tiranës në këtë ngarkesë fiskale dhe do vazhdojë të jetë e tillë edhe për disa kohë, sepse duam të kthejmë Tiranën në qendër të turizmit. Tirana sot nuk është Tirana që kam udhëhequr unë”,-tha Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset