“Shitblerje votash”, Beleri u arrestua në flagrancë pas hetimit të Prokurorisë Vlorë
Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri është arrestuar nga policia pas mesnatës së djeshme.
Beleri dyshohet se akuzohet për blerje votash. Ai ndodhej në brendësi të restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua në polici me forcë.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati bëri me dije se arrestimi i Belerit dyshohet se është bërë në kushtet e flagrancës, pas një hetimi proaktiv të nisur nga Prokuroria e Vlorës nën dyshimin për krimin zgjedhor.
Kjo e fundit pritet të shpallë moskompetencën pasi krimet zgjedhore janë në kompetencë të SPAK.
“Aksioni nuk është kryer me urdhër të SPAK por pas një hetimi proaktiv të prokurorisë së Vlorës. Sipas informacioneve, mendohet se Fredi Beleri është vënë në pranga në kushtet e flagrancës dhe megjithëse shitblerja e votave është vepër penale në kompetencë të SPAK, për shkak të kushteve të flagrancës ka vepruar prokuroria e Vlorës, e cila me gjasë prite të shpallë moskompetencën”, tha gazetari Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve