Mediat greke: Ministri i Jashtëm Dendias telefonon Ramën për arrestimin e Belerit

12 Maj 2023 | 11:14

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me zhvillimet më të fundit pas arrestimit të Fredi Belerit.

Protothema shkruan se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën.

Protothema shkruan se ministri Dendias ka informuar dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në lidhje me shqetësimin e partive politike të minoritetit grek në Shqipëri.

Në artikull përmendet gjithashtu dhe takimi në Ministrinë e Jashtme, i ambasadores greke në Tiranë Konstantina Kamitsi, mëngjesin e kësaj të premteje.

Kujtojmë se Beleri u arrestua në orët e para të mëngjesit ë kësaj të premteje në ambientet e jashtme të restorantit të tij në Himarë, ky dyshohet se është mbajtur nën vëzhgim nga prokuroria e Vlorës për shit-blerje votash.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis seanca për Metën dhe Kryemadhin, gjykata ndalon praninë e medias në seanca

Ka nisur seanca e radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet çështja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së...
11:29 | 05/06/2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi këtë të premte çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 5 qershor, çmimi...
11:14 | 05/06/2026

Familjarët e vrasësit të policit morën subvencione për bagëtitë ndërsa ai ishte në kërkim

Megjithëse ishte në arrati dhe në kërkim me vendim gjykate, familjarët e Violand Braçellarit kanë përfituar fonde publike për shtimin e bagëtive. Dokumentet e siguruara...
11:05 | 05/06/2026