Flet qytetari nga Himara: Beleri më premtoi 100 mijë lekë për votë, nuk pranova

12 Maj 2023 | 12:15

Disa qytetarë të Himarës u shoqëruan nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm për të dhënë dëshminë e tyre pas arrestimit të kandidatit Bashkë fitojmë Fredi Beleri.

Duke folur për mediat pas daljes Drejtoria e Policisë Vlorë disa prej tyre deklaruan se janë kontaktuar nga njerëz të Fredi Belerit për të shitur votën.

“Jam nga Dhërmiu, policia erdhi në 12 të natës, na erdhi na ngriti nga krevati. S’na ka dhënë lekë, na ka  pyetur dhe nuk kam pranuar. Ata nga Himara, Bollano, Beleri, na tha do të japim lekë. Nuk dua lekë, i thashë. 100 mijë lekë për votë më tha. Isha unë nusja dhe mamaja. Ne nuk pranuam. Nuk kemi marrë lekë”, – tha një qytetar.

Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë nën akuzën korrupsionit aktiv në zgjedhje, i kryer në bashkëpunim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026