Arrestimi i Belerit, Prençi; S’duhet të ishte kandidat, KQZ t’i pezullonte fushatën

12 Maj 2023 | 14:37

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi komentoi  arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri në Himarë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Beleri s’duhet të ishte kandidat në këto zgjedhje.

Pençi tha se KQZ duhet të pezullonte fushatën elektorale të Belerit që në momentin që ky i fundit deklaroi për helenizimin.

“Para disa ditësh kam qenë në Borsh dhe atje e përjetova jo mirë situatën që ishte në Himarë. Normalisht nuk kishte polici të shtuar, nuk kishte shërbime të shtuara, por kishte një propagandë të shfrenuar të shtabit elektoral të Belerit. Atje kishte një deklaratë të shfrenuar pas deklaratës së Belerit. Qytetarit nuk ndjeheshin mirë. Një situatë të tillë e kemi pasur dhe para 20 vitesh. KQZ duhet të mbante qëndrim menjëherë për të pezulluar fushatën e këtij personi. Në këndvështrimin tim, Beleri s’duhet të ishte kandidat. Ai mbështetjen e ka te emigrantët që ndodhen në Greqi. Kam takuar dy persona në Himarë që më kanë treguar biletën që ua kishte prerë Beleri për të parë ndeshjen në Uembli për të shkuar dhe për të votuar në Himarë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024