Tensioni në Himarë/ sekretari i OMONIA: Ja incidenti pas arrestimit të Fredi Belerit
Marin Suli, sekretari i OMONIA në Himarë tha në “Now” se arrestimi i kandidatit të “Bashkë fitojmë” në Himarë, Fredi Belerit është e motivuar nga një akuzë e montuar politikisht dhe se përgjegjës për këtë është kryeministri.
“Është një akuzë e montuar politikisht nga Zoti Rama dhe kandidati i tij në Bashkinë e Tiranës. Prova kryesore është se nuk ka pasur kushte flagrance dhe nuk ka pasur shkëmbim”.
Suli tha gjithashtu se pas arrestimit të Fredi Belerit ka ndodhur edhe një incident tjetër me një tjetër person të shtabit elektoral të “Bashkë fitojmë”,- Marin Suli.
“Mitingu përmbyllës ishte në kushte jo normale, se lideri ishte i izoluar politikisht. U arrestua politikisht, Pjesëmarrja në miting ishte shumë e madhe. Gjithashtu ka prani shumë të madhe të policisë së shtetit dhe pak kohë më parë ndodhi një incident tjetër me një person tjetër të shtabit tonë elektoral, i cili është Vladimir Komiu. Atë e shoqëroi policia e Sarandës dhe nga atje shkoi në komisariatin Vlorë. Edhe ky është në terr informativ”,-tha Marin Suli për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme