“Rama racist kundër Fred Belerit”, Bushati: Ose drejtohemi nga një i çmendur, ose…

12 Maj 2023 | 22:14

Analisti Andi Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se kryeministri Edi Rama është treguar racist kundrejt Fredi Belerit.

Ky i fundit është arrestuar nga policia në prag të zgjedhjeve të 14 majit, pranë ambienteve të lokalit të tij sepse akuzohet për korrupsion në zgjedhje kryer në bashkëpunim.

“Jemi në një pikë ku shteti demokratik bie, fjala e institucioneve nuk ka më besueshmëri. Këta janë nga ata që të fusin pakon e kokainës në makinë, nesër ta fotografojnë dhe nesër të fusin në burg dhe me atë. Prandaj unë ngjarjen e lidh jo me fotot, por me lidhjen korrelative që ndodh tashmë prej muajsh dhe është bërë zakon, të shan Edi Rama në Asamble të PS-së apo në studiot televizive dhe turren bashibuzukët e policive dhe prokurorive dhe të arrestojnë, ky është problemi,” – u shpreh Bushati.

“Gjuha raciste e kryeministrit tim për një muaj me radhë, kundër Fred Belerit, ose ka ndodhur se ne drejtohemi nga një i çmendur ose ndodhemi në kushtet kur ky kryeministër po ushqen popullin me delir për të gjetur kamikazë si ata policë që i vunë prangat dhe ai prokuror që pranoi të firmosë arrestimin që është padyshim politik,” – shtoi analisti i cili tha se nuk mendon që Fred Beleri është burrë i mirë, por në këto kushte kjo është e parëndësishme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026