Avokati akuzon Prokurorinë Vlorë: Ka përgjuar Fredi Belerin jashtë kompetencave

13 Maj 2023 | 21:16

Avokati i Fredi Belerit, Edmond Dëma tha për “Review” në Euronews Albania se Prokuroria e Vlorës ka shkelur kompetencat në përgjimet ndaj kandidatit të Himarës.

Dëma u shpreh se Prokuroria e Vlorës u mor për 6 ditë me radhë me hetimin e kësaj çështjeje me përgjime dhe ndjekje, në një kohë që të gjithë e dinë se hetimi për këto çështje bëhet nga SPAK.

“Pse Prokuroria e Vlorës u mor me hetimin e kësaj çështjeje në një kohë që e dimë që kjo çështje hetohet nga SPAK. Për 6 ditë prokuroria ka bërë përgjime, ndjekje derisa arriti në arrestimin e tij. Ata nuk kanë kompetencë për këtë, kështu që të gjitha janë të pavlefshme. Ishte një veprim që vetë prokuroria, me kërkesën për t’ia kaluar hetimin SPAK, tregoi se është në paligjshmëri”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026