Sot votohet për pushtetin vendor, si ka qenë historiku i zgjedhjeve ndër vite

14 Maj 2023 | 07:05

Në Korrik të 1992, 71% e popullsisë iu drejtuan kutive të votimit. Rezultati ishte i ngushtë mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, e cila arriti të fitonte 45.43% të votave, ndërsa PD siguroi 37.1%.

Në zgjedhjet e Tetorit të vitit 1996,  Partia Socialiste u gjend në një periudhë të vështirë, me një kryetar që i drejtonte nga burgu dhe jashtë parlamentit, pasi nuk njihte zgjedhjet e 26 Majit, të zhvilluara në po të njëjtin vit.

Pavarësisht se presioni ndërkombëtar i detyroi të merrnin pjesë në zgjedhje, pasojat e kësaj situate u reflektuan në rezultat pasi humbja ishte e thellë. Fituan vetëm 4 bashki dhe 12 komuna, përballë demokratëve me 37 bashki dhe 310 komuna. Pjesëmarrja e votuesve ishte 89.1%.

Në vitin 2001, Shqipëria hyri në zgjedhje pas një sërë trazirash që kishin shkaktuar firmat piramidale.  Kjo situatë shënoi ringritjen e Partisë Socialiste e cila arriti të fitonte gjerësisht. Me një pjesëmarrje në votime prej 60%, mori drejtimin e 28 bashkive kryesore dhe 110 komunave, ndërsa PD me 9 bashki dhe 58 komuna nuk i njohu zgjedhjet.

Zgjedhjet e vitit 2003 shënuan rezultatin më të ngushtë ndonjëherë, me një diferencë 2%. PS fitoi rreth 410 mijë vota ose 34%, kurse PD 382 mijë vota dhe rreth 32%. Nga qytetet e mëdha, opozita fitoi Elbasan dhe Korçën, por humbi Tiranën dhe Durrësin.

Gara pushtetin vendor e vitit 2007, e gjeti vendin në një kaos politik. Edi Rama në krye të Partisë Socialiste refuzonte të hynte në zgjedhjet e dekretuara në 20 Janar, me argumentin se nuk kishte garanci për një proces të rregullt.Kjo garë shënoi edhe atë që u quajt ‘kriza e certifikatave’, pasi sipas PS, Berisha synonte manipulimin e zgjedhjeve duke lejuar qytetarët të përdornin si dokument identifikimi certifikatat e gjendjes civile.

Presidenti i asaj kohe Alfred Moisiu inicioi një marrëveshje duke e bindur opozitën dhe duke dekretuar për herë të dytë datën e zgjedhjeve. Rezultati ishte 36 bashki për PD dhe 26 për PS përfshi bashkitë e mëdha Elbasan, Tirane, Durrës

Zgjedhjet  e vitit 2011, mbahen mend për përballjen e fortë të Tiranës mes kryetarit të PS, Edi Rama  dhe Lulzim Bashës

Lulzim Basha fitoi ndaj Edi Ramës me 81 vota më shumë. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 50.9%. Koalicioni i djathtë, i drejtuar nga Partia Demokratike, “Aleanca për Qytetarin”, u shpall fitues me 141.723 vota më shumë se koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste, “Aleanca për të Ardhmen”.

Ne 2015 u mbajtën zgjedhjet vendore, vetëm 2 vite pasi PD kishte kaluar ne opozite me nje rezultat dërrmues për të. Në 21 Qershor 2015, zgjedhjet për pushtetin vendor u zhvilluan për herë të parë sipas ndarjes së re territoriale.

Socialistët arritën të triumfonin me një diferencë të thellë duke fituar 45 bashki kundrejt opozitës e cila arriti të siguronte vetëm 15.

Përballje e fortë ishte në Tiranë, mes Halim Kosovës dhe Erion Veliajt i cili fitoi 44 mijë vota më shumë se kandidati i demokratëve. Në këto zgjedhje morën pjesë 47.83% e zgjedhësve.

Kriza politike që kishte shoqëruar çdo proces zgjedhor në Shqipëri, në vitin 2019 nuk arriti të përmbyllej me një garë kundërshtarësh. Opozita la Kuvendin, dhe nuk u fut në garë. Me një pjesëmarrje të ulët, prej 22.6%, socialistët garuan me veten dhe morën në dorë të gjitha bashkitë

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026