Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje, Spahiu: Qytetarët e dinë rezultatin

14 Maj 2023 | 11:56

Jurisiti Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se populli tashmë e di rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas tij, niveli i votuesve kaq i ulët, deri në orët e para të mëngjesit, është tregues i një bojkotimi masiv nga qytetarët për të votuar në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Interesimi i emigrantëve është zero përveç rikthimit të disa emigrantëve që po kthen Greqia në Himarë ose disa të tjerë në jugun e Shqipërisë. Përveç Greqisë në asnjë vend tjetër të Europës nuk ka shqiptarë të cilët kthehen apo udhëtojnë për të votuar sot. E dyta, në zgjedhjet në të cilat dihet rezultati, interesimi është gjithmonë i vogël. Mendoj që këto janë zgjedhjet më të parashikueshme që kanë ndodhur në 33-vite. Pothuajse në 90 për qind të bashkive, pjesa më e madhe e popullit e di rezultatin dhe atje ku dihet rezultati nuk ka garë, nuk ka interesim, nuk ka tifozllëk, nuk ka pjesëmarrje dhe ka indiferencë, sepse njerëzit mendojnë që vota e tyre nuk ndryshon asgjë,” – u shpreh Spahiu.

Kujtojmë se rezultati i votimit me teknologjinë e numërimit elektronik do të dalë brenda mesnatës vetëm në tre bashki, në atë të Vorës, Kamzës dhe Elbasanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026