Lapaj: Njerëzit kanë votuar kundër atyre që kanë tentuar të marrin peng demokracinë

14 Maj 2023 | 21:42

Avokati Adriatik Lapaj është shprehur se sot nuk ka fituar PS.

Në një intervistë për Euronews Albania teksa komentuan zgjedhjet lokale, Lapaj theksoi se shqiptarët duan ti japin fund tranzicionit dhe askush nuk mund ta marrë peng Shqipërinë.

Më tej ai nënvizoi PS është një nga qeverisjet më të korruptuara në Shqipëri.

“Nuk ka fituar sot PS. PS është në vitin e 10-të në pushtet. Është një nga partitë dhe qeverisjet më të korruptuara që ka pasur Shqipëria. Shqiptarët duan t’i japin fund tranzicionit dhe askush nuk mund ta marrë me peng Shqipërinë. Njerëzit nuk kanë votuar  PS, por ose kanë refuzuar me mospjesëmarrje ose kanë votuar kundër ata që kanë tentuar të marrin peng demokracinë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrogozhina përgatitet për zgjedhjet, mbërrijnë në KZAZ kutitë dhe fletat e votimit

Rrogozhina duket se po përgatitet për përsëritjen e zgjedhjeve të cilat do të zhvillohen të dielën. Shoqëruar nga forcat e policisë, kamionët e ushtrisë kanë...
11:39 | 21/07/2023

Rinumërimi në 3 QV për Elbasanin, “Bashkë Fitojmë” vijon ankimimet

Për Elbasanin, aty ku më 14 maj u votua dhe numërua elektronikisht, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon ekspertim kompjuterik. Në seancën e mbajtur këtë të enjte...
16:23 | 01/06/2023

Zgjedhjet e 14 majit, opozita ankimon rezultatin në 6 bashki

Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ishte një triumf për Partinë Socialiste, që fitoi thellë në 53 bashki dhe opozita arriti të fitonte ngushtë në...
15:44 | 30/05/2023