Rinumërimi në 3 QV për Elbasanin, “Bashkë Fitojmë” vijon ankimimet
Për Elbasanin, aty ku më 14 maj u votua dhe numërua elektronikisht, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon ekspertim kompjuterik.
Në seancën e mbajtur këtë të enjte në Komisinin e Ankesave dhe Sanksioneve përfaqësuesit e Koalicionit pretendon se ka një mospërputhje mes votave për këshillin bashkiak dhe ato për kryetarin
“Për Bashkinë Elbasan kërkojmë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në të gjithë bashkinë Elbasan dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Kemin paraqitur në seancën e kaluar disa elementë lidhur me legjitimimin, ndërsa sa i takon shkeljeve të kaluara ne jemi të bindur se në të gjithë Bashkinë e Elbasanit ka pasur shkelje të kodit zgjedhor”.
Këto nuk janë të vetmet pretendime. Për bashkinë e Kuçovës, vetë kandidati i koalicionit Bashkë fitojmë, Lefter Maliqi, në një deklaratë për media poshtë godinës së KQZ, kërkon të zbardhen ato që i cilësoi si krime elektorale dhe të hapen kutitë
“dhe ne kemi kapur komisionerë të cilët kanë firmosur për të 4 komisionerët e tjerë në qendrat e votimit, kemi kapur fletë votimi mbi 10 që mungojnë e të gjitha me radhë. Të gjitha këto janë konstatuar”,-tha Lefter Maliqi, kandidati “Bashkë Fitojmë” për Kuçovën.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë