Dyrnjaja: Rama të vetëpërmbahet në fitore, Berisha e Meta të pranojnë humbjen
Gazetari Denis Dyrnjaja tha në një intervistë për Euronews Albania se në këto zgjedhje vendore njerëzit votuan kundër Berishës dhe Metës.
Dyrnjaja i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të vetëpërmbahet në gëzimin e fitores, ndërsa Metës dhe Berisha të pranojnë humbjen.
“Kam një thirrje tjetër për liderët e opozitës; sa merren me deklarata jo manipulimi, jo dhuna, jo në kuptimet e manipulimeve, të dalin si burra shteti nëse kanë karakter politik, dhe të thonë u mundëm se është më më dinjitoze kjo. Pra, nëse ky tjetri duhet të vetëpërmbahet, të dalin dhe të bëjnë një mea culpa politike, që është një shembull demokracie. Përfundimisht sot nuk fituan bandat, se me gjithë parregullsitë njerëzit votuan dhe votuan kundër Berishës dhe Metës. Ku janë kandidatët e primareve? I ranë edhe primaret. Nesër duhet të fillojë organizimi i opozitës, është shumë vonë pasnesër, të mos them që sot”, u shpreh Dyrnjaja.
LEXONI GJITHASHTU:
- PS fitoi në të tria bashkitë, si ndahen këshillat bashkiakë në Elbasan, Vorë e Kamzë
- Shpallet fituesi për Bashkinë Elbasan
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë